Ngjara e ndodhur në komisaritatin nr.3 në Tiranë mbrëmjen e sotme tronditi jo pak vendin.
Efektivi i policisë Ludian Zaimi qëlloi për vdekje 7 herë kolegun e tij Çaush Saliasin, ndërsa ky i fundit ndërroi jetë në spital.
Në dëshminë e tij, efektivi 25-vjeçar ka deklauar se viktima e ka ngacmuar me fjalë për një kohë të gjatë dhe të gjitha këto i kishte akumuluar.
“Më ka tallur, ngacmuar me fjalë, i kisha akumuluar”, ka thënë ai./albeu.com