Videoja e publikuar dje nga autoritetet në Chester County, Pennsylvania tregon se si vrasësi i përjetshëm Danelo Cavalcante arrin të arratiset nga burgu.
Ngjarja e pabesueshme ka ndodhur në orën 08:51. të enjten, 31 gusht në qytetin e vogël të Pocopson Township.
Videoja tregon Cavalcande duke ecur drejt një dere në burgun Chester County.
Pasi sigurohet se askush nuk e sheh, vendos duart në një mur dhe këmbët në një tjetër, dhe më pas arrin të ngjitet në mure duke qenë paralel me tokën.
Zëvendësdrejtori i Burgjeve Howard Holland tha se Cavalcande arriti të ngjitej në çati përmes telit me gjemba, të ngjitej në një gardh tjetër dhe të largohej.
Holland tha se kishte një roje në kullën e vëzhgimit, por ai nuk e pa arratisjen.
Po kryhet një hetim penal për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur.
“Veprimet e oficerit të kullës që ishte i pranishëm në momentin e arratisjes së Cavalcade janë një pjesë kyçe e hetimit tonë të brendshëm. Ne do të ndërmarrim veprimet e duhura kundër stafit bazuar në këtë hetim”, tha Holland.
Pasi i burgosuri u arratis nga burgu të enjten e kaluar, rreth 200 oficerë policie po krehin një zonë të Pensilvanisë lindore për të gjetur të arratisurin.
Kush është Danilo Cavalcande?
Cavalcante, një emigrant brazilian që hyri ilegalisht në SHBA, u dënua muajin e kaluar me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish-të dashurës së tij, Deborah Brandao, në sy të dy fëmijëve të saj në vitin 2021./Albeu.com/