Vrau ish-kunatën në sy të fëmijës, Gjykata e Apelit shton me 5 vite dënimin me burg për Agron Tanushin

Gjykata e Apelit ka shtuar me pese vitë dënimin me burg për Agron Tanushin, i cili vrau me pushkë ish-kunatën e tij në vitin 2020. Nga 23 vite dënim, Tanushi do të vuajë 28 vite burgim.

Agron Tanushi qëlloi me armë ish kunatën e tij Jetmira Hasani në shtëpinë e tyre në Bathore. Konflikti  ka ndodhur pikërisht për arsye prone, pasi banesa pretendohej nga të dyja palët.

Jetmira jetonte në katin e dytë të banesës dhe i thoshte Agronit që ishte shtëpia e saj, ndërsa ky i fundit pretendonte se ishte e tij. Viktima ishte e ndarë nga bashkëshorti (vëllai i autorit), me të cilin kishte një vajzë 8 vjeçe. Viktima dhe vajza ishin me urdhër mbrojtje, ndërsa konflikti me kunatin nisi pasi ish-bashkëshorti i Jetmira Hasanit kishte ikur emigrant në Greqi./albeu.com/.

 


Shtuar 26.07.2023 11:08