Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Greqi ku Babis Anagnostopulos vrau gruan 20 vjeçare dhe inskenoi një grabitje të dhunshme në shtëpi.
Pavarësisht provave, piloti Babis Anagnostopulos, 32-vjeç, është shprehur sot në gjykatë se vrasja e gruas së tij nuk ishte e planifikuar.
Kjo deklaratë është bërë para prokurorit, ku 32-vjeçari kërkoi falje, duke deklaruar se me aktin e tij shkatërroi dy familje dhe të ardhmen e fëmijës së tij.
Ai u përpoq të hedhë poshtë provat në dosjen e çështjes që tregojnë se krimi ishte i planifikuar, e megjithatë nuk ka folur mbi motivet reale që e shtynë drejt kësaj vrasje të rëndë.
32-vjeçari i paraqiti një kërkesë hetuesit që të kryejë një ekspertizë për kamerën që u gjet brenda shtëpisë për të verifikuar se kur është hequr karta e memories.
Ai tha se e hoqi kartën e memories pas krimit dhe jo para tij dhe e ndau atë në copa dhe më pas e hodhi në tualet.
Babis ka kërkuar të thirren dëshmitar mes miqve dhe familjeve të çiftit për të folur në lidhje me marrëdhënien që ai kishte me 20-vjeçaren Caroline.
Kjo kërkesë është bërë për të mbështetur pretendimin se ai kishte një marrëdhënie të mirë me të shoqen. /albeu.com/