Babis Anagnotopoulos, piloti grek i dënuar për vrasjen e gruas së tij vitin e kaluar është transferuar në një tjetër burg pas vendimit të gjykatës.
Sipas mediave greke ai do të nxirret nga qelia në Korydallos drejt burgut të Malandrinos pas një jave, pasi si i dënuar nuk mund të qëndrojë më në këtë IEVP.
Piloti duket se po përpiqet të ruajë qetësisë duke pranuar faktin se do ta kalojë pjesën tjetër të jetës pas hekurave pasi mbyti gruan në sy të foshnjës së tyre dhe vrau qenin duke e varur te shkallët e shtëpisë.
Kjo ishte pjesë e skenarit të tij që e gjithë ngjarja të dukej si grabitje, pasi për disa javë me radhë i mashtroi të gjithë duke treguar histori sikur ishin sulmuar nga disa persona me maskë në banesën e tyre.