Vrau gruan me thikë, gjykata jep vendimin për 51-vjeçarin

Gjykata ka lënë në burg 51-vjeçarin Artan Ismalaja që vrau disa ditë më parë me thikë, gruan e tij Klarita Ismalaja.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Bubq të Krujës, ku 51-vjeçari masakroi me thikë në makinë, në një magazinë, gruan e tij dhe më pas tentoi të vetëvritej.

Motivet që çuan në kë fund tragjik janë ende të paqarta, ndërsa paraprakisht dyshohet se vrasja ka ndodhur për xhelozi nga ana e Artan Ismalajës./albeu.com