Vrau gruan më pas veten, flasin fqinjët e çiftit Rrasa në Divjakë: Ishin fukarenj, njerëz të mirë

Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e djeshme në Divjakë, ku Hekuran Rrasa qëlloi për vdekje gruan e tij, 45 vjeçaren Fëllënxa Rrasën dhe më pas vrau dhe veten.

Ditën e sotme, në një proncim për mediat kanë folur fqinjët të cilat shprehen se nuk kanë parë që çifti të kishte probleme që mund të çonin në këtë tragjedi.

“Ata ishin njerëz të thjeshtë, fukarenj, në punë  dhe hall të vetë, kështu që nuk dimë se çfarë ishte kjo. I njohim për njerëz të mirë. Nuk kemi dëgjuar asnjëherë për probleme, përveç atyre ekonomike. Kjo ishte një gjë e rëndë që nuk e dëshiron asnjë”, tha një fqinj./albeu.com

 


Shtuar 19.09.2021 11:48