Ka dalë para gjykatës 80 vjeçari Xhevit Sinani, i cili vrau me sëpatë bashkëshorten e tij, Zegjine dhe vëllain Shaqir Sinani.
I moshuari ka dhënë dëshmi kontraditore dhe pritet që t’i nënshtrohet një ekspertize, pasi ka shfaqur probleme të shëndetit mendor.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë në Gramsh. Autori pasi kreu krimin lajmëroi fëmijët, ndërsa më pas u arrestua nga policia. /albeu.com