Vrau egjiptianin dhe më pas u largua, pse gjykata e Tiranës refuzon ta ekstradojë 50-vjeçarin e rrezikshëm

Policia ka kapur në Rinas një shtetas egjiptian të shpallur në kërkim për vrasje me dashje, tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

50-vjeçari  Mohamed Khairy Mohamed Amer Rageh konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ai, në nëntor të vitit 2019 në Giza/ Egjipt, ka vrarë me armë zjarri një tjetër egjiptian, më pas ka marrë automjetin e viktimës dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjykata e Tiranës ka refuzuar të ekstradojë 50-vjeçarin me arsyetimin se vepra për të cilin akuzohet, në Egjipt dënohet me vdekje.

Drejtësia egjiptiane nuk kishte sjellë garanci se 50 vjeçari nuk do të dënohet me vdekje. Vendimi u dha nga gjyqtari Artan Gjermeni./albeu.com


Shtuar 20.08.2021 12:23