Gjykata e Tiranës ka dënuar me burg përjetë Përparim Ademin, autorin e vrasjes së dy motrave, Zhaneta Metanin dhe Kristina Bardhin.
Përparim Ademi, 59-vjeçari që ekzekutoi dy motrat në vigjilje të vitit të Ri ka dhënë deklarimet përpara grupit hetimor ku është shprehur se nuk ka pasur për qëllim të vrasë motrat, por në debat e sipër ata e kanë ofenduar dhe ka qëlluar në drejtim të tyre.
Sipas Ademit, ai kishte krijuar lidhje paralele me Zhanetën, pavarësisht se ishte i martuar. Gjatë javëve të fundit, sipas 51-vjeçarit, ajo ishte distancuar ndjeshëm, ndërsa dyshonte se edhe ajo kishte një lidhje tjetër.
Krimi i dyfishtë ka ndodhur në banesë, ku Ademi vrau me armën tip automatik bashkëjetuesen dhe motrën e saj. Në vendin e ngjarjes ka qenë fëmija i Zhaneta Metanit, 14 vjeç./albeu.com