Një tragjedi ka ndodhur mesditën e sotme në Klos ku kanë mbetur të vrarë babë e bir.
Pas vrasjes së babë e bir, Liri dhe Kenado Shira, autori i ngjarjes, Fiqiri Mjeshtri është larguar nga vendi i ngjarjes me qëllim largimin nga policia.

Policia ka shoqëruar dy persona në lidhje me ngjarjen në fjalë.
“Sot në orën 14:15 minuta në qytetin e Klosit u vranë Ilir Shira dhe Kenado Shira. Të plagosur Renato Hasula dhe Englatin Hasula. U bë e mundur kapja e dy personave Fatmir dhe Besnik Mjeshtri. Autori i tretë Fiqiri Mjeshtri ka ndërruar jetë është vetëvrarë” tha Dhimitraq Ziu./albeu.com
 
			    
			    
			    
			    
			    
			    
			    
			   