Personi që vrau babain e këngëtares Nicki Minaj, është dënuar me një vit burg.
Lajmin e bëri të ditur faqja e TMZ.
Përveç dënimit me burg, i është pezulluar patenta për gjashtë muaj si dhe ai duhet të paguajë një gjobë prej 5000 dollarësh.
Robert Maraj vdiq në shkurt të vitit 2021, pasi u përplas nga një makinë.
Ndërkohë, Nicki ende nuk e ka komentuar këtë vendim. Ajo më parë e përshkroi vdekjen e babait të saj si “humbjen tronditëse” të jetës së saj.