Vrau babanë dhe vëllanë e ish-gruas, Gjykata e Lezhës e dënon me burg përjetë Besnik Pjetrin

Gjykata e Lezhës, ka dënuar me burg të përjetshëm Besnik Pjetrin (Përdeda), i cili në muajin gusht të vitit 2022, vrau ish-vjehrrin dhe vëllanë e ish-gruas, në fshatin Grykë Zezë të Lezhës.

Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes të 29 gushtit 2022 në fshatin Gryk Zezë, ndërsa viktimat janë Pjerin Perjaku 56-vjeç dhe Gent Perjaku 32-vjeç.

Shkak i vrasjes ishte fakti se nuk e lejonin të takonte 2 vajzat. I shumëkërkuari u vu në pranga në dhjetor nga forcat RENEA.