Detaje të reja kanë dalë në dritë, lidhur me ngjarjen e rëndë në Durrës. Sipas informacioneve, familja përbëhej nga pesë pjesëtarë, tre fëmijët dy djem dhe vajza, 50-vjeçari dhe gruaja e tij, të cilët jetonin në fshatin Shënavlash.
Një nga djemtë ka bërë denoncim se babai ka humbur dhe policia ka nisur hetimet dhe kontrollet, ku kanë gjetur fillimisht makinën e të ndjerit të parkuar në aksin Shënavlash-Parku Rinia, që ishte shumë larg nga banesa e tij.
Policia kishte dyshime se kishte të bënte me një ngjarje kriminale dhe nisi marrjen në pyetje të gjithë familjes dhe ajo që ka treguar ngjarjen ka qenë vajza 19-vjeçare, e cila pasi është marrë disa herë në pyetje ka treguar se ajo ka vrarë babanë e saj, sepse donte ta fejonte pa dëshirë dhe kishin pasur konflikte edhe më parë.
Sipas dëshmisë së saj ajo ka deklaruar se e ka vrarë babanë pranë banesës në kasolle, me një pistoletë për të cilën ajo pretendon se e mbante i ati, pasi ky i fundit punonte si roje nate.
E bija në dëshmi deklaron se pasi e ka vrarë me armë zjarri, e ka varrosur të atin po në kasolle.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen, sepse dyshon se mund të ketë edhe bashkëpunëtorë.
Është bërë zhvarrosja e trupit të 50-vjeçarit dhe nga kqyrja paraprake, është vërejtur që e kishin lidhur me litar para se ta varrosnin.