Vrau 2 vëllezër shqiptarë në Patos e një vajzë në Belgjikë, ekstradohet nga SHBA, Sokol Hoxha

SHBA ka ekstraduar drejt Shqipërisë, Sokol Hoxhën, vrasësin e trefishtë i cili për 30 vite ishte në arrati. Hoxha u arrestua më 5 maj në Ohajo dhe akuzohet për vrasjen e dy vëllezërve Banaj në Patos dhe të një gruaje shqiptare në Belgjikë, në vitin 1997.

Aktualisht, në ngarkim të tij nga autoritetet shqiptare është vënë një dënim prej 25 vitesh, ndërkohë ai kërkohet edhe nga autoritetet belge për të ekzekutuar dënimin me burgim të përjetshëm të dhënë për vrasjen e Brunilda Dervishit.

Të lidhura

None found

Pasi kreu vrasjen e dyfishtë në vendin e tij të lindjes, Hoxha u arratis, duke u fshehur fillimisht në Greqi dhe më pas duke u zhvendosur në Belgjikë.

Sipas hetimeve disavjeçare, veprimtaria kryesore e Sokol Hoxhës në Belgjikë ishte prostitucioni, aktivitet i cili u bë edhe shkak për një vrasje të kryer prej tij në këtë shtet.

Dyshohet se Hoxha kishte inskenuar një martesë me Brunilda Hoxhën me qëllim shfrytëzimin e saj, të cilën më pas e qëlloi për vdekje në një lokal në Bruksel, pasi ajo refuzoi t’i bindej urdhrave të tij.

Pas krimit në Belgjikë, Hoxha u largua drejt Britanisë së Madhe duke përdorur identitet të rremë si refugjat kosovar, një taktikë e njohur përmes së cilës siguroi edhe lejen e qëndrimit.

Ai nisi kështu një jetë të re, me identitet krejt tjetër, por sërish me barrën e rëndë të tre viktimave në Shqipëri dhe në Belgjikë.

Pas më shumë se dy dekadash, agjencitë hetimore shqiptare morën indicie se vendodhja e Hoxhës ishte në SHBA, pasi agjenci ligjzbatuese amerikane, belge, britanike, kosovare u angazhuan për të shkëmbyer informacione mbi këtë kriminel.

Pas arrestimit në SHBA, autoritetet shqiptare kanë nisur komunikimin me homologët belgë për transferimin në Shqipëri edhe të vendimit penal të dhënë nga drejtësia belge, me qëllim koordinimin e procedurave për vuajtjen e dënimeve.

Me mbërritjen në Shqipëri, Sokol Hoxha do tu nënshtrohet procedurave ligjore për ekzekutimin e vendimit të gjykatave shqiptare, ndërsa pritet të ndiqen edhe hapat ligjorë lidhur me kërkesën e autoriteteve belge.


Shtuar 6.08.2026 09:04

holiganbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetnakitbahisbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobet