Vrau 19-vjeçarin me thikë, arrestohet autori shqiptar në Selanik

Pasditen e së mërkurës u arrestua vrasësi i 19-vjeçarit Alkis Kampanos, i cili ra i vdekur nga goditjet në të gjithë trupin me thika. I arrestuari është një 23-vjeçar shqiptar, me banim në Selanik me leje qëndrimi të përkohshme në Greqi.

Ngjarja që ka tronditur vendin ka ndodhur mbrëmë në Selanik dhe arrestimi i të riut shqiptar u bë në momentin kur po zhvillohej varrimi i 19-vjeçarit fatkeq.

Mediat greke shkruajnë se 23-vjeçari shqiptar konsiderohet si një huligan mizor, pasi dhe më herët, në vitin 2019, është shënjuar për një rast dhune nga tifozët dhe gjykimi në të cilin është referuar për këtë çështje është në pritje.

Për ngjarjen e një nate më parë, pritet që ai të paraqitet nesër në Prokurorinë e Gjykatës Penale të Selanikut./albeu.com


Shtuar 2.02.2022 13:58