Vrasje për larje hesapesh? Zbardhet e shkuara e errët e biznesmenit të ekzekutuar në Laç

Mëngjesin e sotëm u ekzekutua me breshëri plumbash në makinën e tij biznesmeni Rakip (Pilot) Roli nga dy persona që po lëviznin në këmbë. Kanë qenë banorët ata që kanë dëgjuar të shtënat dhe më pas kanë nxjerrë viktimën nga makina.

Dyshohet se kjo është një vrasje për larje hesapesh, pasi djemtë e Rolit, janë emra të njohur për drejtësinë.

Burime bëjnë me dije se, Emiljan, Sokol dhe Isuf Roli  të maskuar kanë rrahur brutalisht një person në Sanxhak. Ngjarja ka ndodhur së fundmi dhe kjo është pista kryesore e hetimit.

Edhe viktima është një emër i njohur për policinë pasi në vitin 2011 ai është përfshirë në plagosjen e një 22-vjeçari në fshatin Gjorm, ku së bashku me Petrit Sana rrahën me sende të forta të riun, duke e plagosur rëndë, pas një sherri për motive banale.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Në ndihmë të policisë kanë ardhur edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë./albeu.com


Shtuar 10.12.2021 10:41