Alma Qejvani është 44-vjeçarja që u vra në mënyrë tragjike mesditën e sotme në fshatin Kusarth të Elbasanit. Alma u qëllua për vdekje me sëpatë nga kunati i saj, Tefik Tashi, teksa ishte në rrugë.
Mësohet se Tefik Tashi ishte i dehur kur kreu krimin makabër.
Ai, pasi u arrestua nga policia ka deklaruar se aktin e rëndë e ka kryer pasi kunata Alma Qevani e kishte sharë.
Fillimisht mes të dyve ka pasur një debat verbal, teksa situata është tensionuar dhe me sëpatën që kishte në dorë qëlloi drejt 44-vjeçares.
Tashi pritet të merret në pyetje sërish për të sqaruar rrethanat e ngjarjes pasi t’i dalë pija, pasi në gjendjen që është aktualisht është e pamundur./Albeu.com.