Vrasje me armë zjarri në Kosovë

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin  Banjë të Malishevës, ka njoftuar Policia e Kosovës. I dyshuari është dorëzuar në Polici.

Sipas njoftimit të Policisë, në orët e para të mëngjesit u raportua se një person i moshës madhores është gjetur pa shenja jete, i cili dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor.

Mediet kosovarë bëjnë me dije, se autori i dyshuar është shoqëruar në komisariatin e Malishevës.

“Nga hetimet e para dyshohet se i njëjti, për motive ende të panjohura, ka qëlluar viktimën me armë zjarri. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në koordinim të cilin janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet në njoftim.

/Albeu.com.


Shtuar 20.09.2023 10:02