Vrasje apo vetëvrasje? Del fotografia e 55-vjeçares që u gjet e varur në Kamëz dhe e bashkëshortit të saj (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë tronditi Kamzën, ku një shtetase Sh.L, 55-vjeçe, u gjet e varur në ambientet e banesës së saj.

Burri i saj ndërkohë nuk e ka denoncuar ngjarjen në polici, por në mbrëmje ka njoftuar familjarët e viktimës.

Ndërkohë dyshimet janë se mund të jetë edhe një vrasje e mundshme nga ana e bashkëshortit të saj.

Sëfundmi kanë dalë edhe fotografia e viktimës dhe burrit të saj.

Bashkëshorti i viktimës

Viktima në Kamëz

Njoftimi i Policisë:

Më datë 04.09.2022, në Frutikulturë, në banesë dyshohet se është vetëvarur shtetasja Sh. L., 55 vjeçe.

Shërbimet e Policisë, nisur nga dyshimet e krijuara mbi kallëzimin e bërë më datë 05.09.2022, nga familjarët e shtetases Sh. L., kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se më datë 04.09.2022, rreth orës 15:00, në ambientet e banesës së saj, dyshohet se është vetëvarur shtetasja Sh. L., ndërsa bashkëshorti i saj, shtetasi Sh. L., nuk ka kallëzuar ngjarjen në Polici, por në mbrëmje ka njoftuar familjarët e viktimës, të cilëve u ka pohuar se shtetasja Sh. L. ka pësuar vdekje natyrale dhe ndaj kishte bërë gati të gjitha procedurat e varrimit.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit:

– Sh. L., 56 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com/