Ekzekutimi i Gëzim Sinomatajt në Vlorë, policia ofron 30 000 euro shpërblim për çdo informacion

Policia e Vlorës, ka reaguar sërish për atentatin që tronditi Vlorën më 7 janar, ku mbeti i vrarë 23-vjeçari Gëzim Sinomati, djali i Sokol Sinomatit.

Në reagimin zyrtar, policia njofton se hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje janë ende në vijim dhe se kontrollet nuk janë ndërprerë në asnjë moment.

Gjithashtu autoritetet ftojnë qytetarët që të ndihmojnë në dhënien e informacionit për këtë ngjarje dhe ofron shpërblim 30 000 euro për çdo informacion që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Shtuar 13.01.2024 22:45