Vrasja në Shkodër/ Policia njoftim zyrtar: Djali plagos të dashurën e më pas vret veten, vajza në gjendje të rëndë (EMRAT)

Pak minuta më parë, një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën, ku sipas informacioneve policore, shtetasi Kolë Manaj, ka plagosur të dashurën e tij Anila Prendushi e më pas ka vrare veten.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, ndersa mesohet se vajza ndodhet ne spital ne gjendje shume te rende.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, janë gjetur në një automjet, shtetasi K. M., 34-vjeç dhe shtetasja A. P., me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Shtetasi K. M. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja A. P. është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin.

Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 18.02.2025 12:08