Vrasja në Lushnje/ Shkon në 5 numri i të plagosurve, gjendet një makinë e djegur

Ka shkuar në 5 numri i të plagosurve në atatentin ku mbeti i vdekur Bledar Mucaj në Lushnje.

Policia njofton se bashkë me Judin Velon, Ervis Tafan dhe Sara Liçin, në spital janë dërguar edhe E. S., 26 vjeç dhe M. Gj., 66 vjeçe.

Ndërkohë në fshatin Thanasaj është gjetur një automjet i djegur që dyshohet se i përket autorëve.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen në pedonalen e qytetit Lushnjë, të plagosur jashtë rrezikut për jetën janë edhe shtetaset E. S., 26 vjeç dhe M. Gj., 66 vjeçe.

Në fshatin Thanasaj, Lushnjë, është gjetur i djegur një automjet i cili dyshohet se është i autorëve. Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes”, njofton policia. m.v/abcnews.al


Shtuar 23.08.2021 23:38