Vrasja në burgun e Peqinit, autori “kyç gojën” para policisë, çfarë ndodhi mes Mjacajt dhe Lleshit para krimit

Sokol Mjacaj, autori i vrasjes në burgun e sigurisë së lartë në Peqin ndodhet aktualisht në ambientet e policisë së Elbasanit ku po merret në pyetje.

Mësohet se Mjacaj ka kyçur gojën para uniformave blu dhe prokurorit. Deri më tani, ai nuk po pranon asnjë nga dyshimet e policisë, një prej të cilave është edhe vrasje e porositur nga jashtë për shkak të gjakmarrjes.

Autoritetet po vijojnë ta marrin në pyetje, me shpresën se do të arrijnë të nxjerrin ndonjë detaj nga autori.

Para ngjarjes së rëndë, Sokol Mjacaj ka thirrur emrin e viktimës Arben Lleshi, i cili ka qenë në dhomë së bashku me Indrit Shaqjan. Ky i fundit  mbeti i plagosur dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mesditën e sotme, ku dyshohet se Mjacajt iu dha arma e zjarrit me dron për të kryer krimin e rëndë për shkak të gjakmarrjes.

Mjacaj, u neutralizua pas disa orësh negocim me RENEA-n./albeu,com


Shtuar 15.12.2023 17:47