Ngjarja e rëndë e cila tronditi qytetin e Beratit, kishte si shkak mospagesën për një foto të bërë pranë kalit. 42-vjeçari Keli Hoxha, i cili humbi jetën si pasojë e goditjes me thikë nga 63-vjeçari, ndodhej në kala me familjen e tij. Viktima ishte nën shoqërinë e nënës, bashkëshortes dhe dy fëmijëve.
42-vjeçari Hoxha u ka bërë foto fëmijëve me kalin, për të cilin nuk kishte paguar para. Nisur nga kjo, 63-vjeçari Kastriot Hoxha ka debatuar me Keli Hoxhën, se pse nuk kishte paguar para se të bënte fotot. Pas kësaj Kastriot Hoxha ka goditur me thikë viktimën në sy të familjarëve të tij. Autori i ngjarjes së rëndë është arrestuar menjëherë nga policia. Ai rezulton me precedent penal në Greqi.


