Vrasja me armë zjarri në Fushë-Krujë/ Autori dhe viktima ishin konfliktuar para disa ditësh (EMRAT)

Zbardhen emrat e autorit dhe viktimës së vrasjes së ndodhur pak më parë në Nikël. Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Eduart Afmataj, i cili dyshohet se ka qëlluar për vdekje kunatin e tij, Artur Cangu, pas një konflikti mes tyre.

Burime nga policia bëjnë me dije se në sallën operative të Komisariatit të Policisë Krujë ka mbërritur një telefonatë, e cila dyshohet se ka ardhur nga vetë autori Eduart Afmataj, i cili ka deklaruar se disa persona të armatosur me çifte kanë qëlluar në drejtim të Artur Cangut.

Menjëherë pas njoftimit, forcat e policisë janë nisur drejt vendngjarjes dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e personit të dyshuar si i vrarë ose i plagosur, i cili ende nuk është lokalizuar.

Burime bëjnë me dije se një person ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij, ndërsa mësohet se para disa ditësh ato kishin pasur edhe një konflikt mes tyre.

Mësohet se ka qenë vetë autori ai që ka njoftuar policinë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe kapjen e autorit.


Shtuar 10.04.2026 19:50