Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se vajza e ka kryer krimin në bashkëpunim me të ëmën. Nënë e bijë, tentuan të fshehin vrasjen duke thënë se Anesti Rama vdiq në mënyrë aksidentale.
Gazetarja Laureta Roshi ka bërë me dije se 56-vjeçari është masakruar në pjesët intime. Sipas gazetares, këto detaje dalin nga raporti mjekoligjor që tregojn se si ishte masakruar Anesti Rama. Sakaq, gazetarja bën me dije se sipas fqinjëve, asnjë prej tyre nuk kishte probleme mendore.
“Ngjarja është makabër. Policia ka qenë shumë diskrete. Pasi përfundoi të gjithë hetimin me metodat e veta dhe ka bërë ekzaminimin mjekoligjor ka dalë në përfundimin që është vrasje në bashkëpunim mes vajzës dhe nënës. U përpoqën të zhdukin gjurmët e krimit.
Kufoma është masakruar në pjesët intime. Makabritet. Tregon inat të akumuluar. Pyetjet e para që bëra ishte se kanë jetuar tre veta në shtëpi.
Nuk kanë shfaqur probleme të shëndetit mendor. Mesa duket muret e familjes shqiptare janë tronditur fort. Policia u tregua e kujdesshme. Asgjë nuk ka dalë nga dosja hetimore përveç lajmit për krim në bashkëpunim.”-tha gazetarja Roshi.