Një krim i rëndë ka ndodhur në familjen Rama në fshatin Frashëri të Fierit. 26-vjeçarja, Emanilda Rama është arrestuar pasi ka mbytur me tel babain e saj dhe në bashkëpunim me nënën, e cila po ashtu është shoqëruar në polici, e ka raportuar ngjarjen si aksident.
Bëhet me dije se vajza e ka pranuar krimin dhe është shprehur se i ati ishte fanatik dhe nuk e lejonte të vishej apo të dilte. Sipas informacioneve, e reja e ka kallëzuar ngjarjen në polici dje rreth orës 23:00 dhe është shprehur se babai i saj, Anesti Rama ka humbur jetën aksidentalisht.
Të lidhura
Pas dëshmisë së saj, policia ka ngritur dyshimet se ngjarja mund të mos jetë aksident dhe pas hetimeve ka rezultuar se vajza ishte autorja e krimit. Siç u përmend dhe më sipër, nëna e 26-vjeçares është gjithashtu në polici, pasi dyshohet se ka ndihmuar vajzën të pastrontë trupin e viktimës me qëllim inskenimin e ngjarjes si aksidentale.


