Vrasja mafioze e Shkëlzen Velajt, forcat RENEA zbarkojnë në Vlorë

Orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Vlorë, u ekzekua me armë zjarri 42-vjeçari para shtëpisë së tij Altin alias Shkëlzen Velaj, 42 vjeç.

Ndaj 42-vjeçarit është shkrehur një karikator, duke e qëlluar me rreth 15 plumba në zonën e barkut.

Autorët e vrasjes dyshohet se ata janë larguar nga By Passi-i i Vlorës pasi aty është gjetur një makinë pa targa, e djegur. Brenda makinës policia ka gjetur një armë kallashnikov që dyshohet se është përdorur për krimin.

Për të bërë të mundur kapjen dhe arrestim e tyre, në Vlorë kanë zbarkuar edhe forcat RENEA./albeu.com


Shtuar 3.06.2021 11:15