Vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës, 25 vite burg për Klevis Allën

Gjykata e Posaçme, ka dënuar me 25 vite burg Klevis Allën, për vrasjen e dy vëllezërve, Besmir e Viktor Haxhia në prill të vitit 2020 në Durrës.

Gjykata ka pushuar të gjitha akuzat ndaj Altin Ndocit, të dyshuar për vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdija.

Po ashtu, Ndoci akuzohet si pjese e vrasjes së Besmir dhe Viktor Haxhia. Implikimi i tij në këto krime doli pas dëshmisë së Klevis Allës.

Në atë kohë ai rrëfeu se në ngjarje, ka marrë pjesë edhe Altin Ndoci. Por ndryshe ka rrëfyer bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani, i cili ka dëshmuar se Altin Mdoci, nuk ka qenë i përfshirë në këto 2 vrasje në Durrës.

Në të tilla kushte mbrojtja i kërkoi gjykatës pushim te akuzave, për të cilën gjeti miratim të togave të zeza.