Gjykata e Elbasanit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Nuredin Dumanin i akuzuar për vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, në 17 shtator 2020 në një lokal në Bradashesh.
Masa iu komunikua tek Spitali i Traumës. Kjo ishte masa e tretë “arrest me burg” për 39-vjeçarin. Të premten SPAK ia komunikoi për vrasjen e vëllezërve Haxhiaj, si dhe të Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia, si dhe për ngjarjen e Papërit më 29 mars.
Dumani u vu në pranga para dy ditësh vetëm pak orë pasi ishte plagosur pas përplasjes me armë që pati me Talo Çelën në Papër të Elbasanit. Pas atentatit ai u plagos dhe u strehua në Fier, por që u kap nga policia.