Një ngjarje e rëndë u regjistrua në orët e para të së hënës në Ksamil, ku humbi jetën 20-vjeçari portugez Luís Miguel Varela Mendes. I riu u godit disa herë me thikë, ndërsa autori i dyshuar është Sokrat Vata.
Sipas mediave portugeze, dëshmitë e miqve të viktimës paraqesin një tjetër version mbi shkakun e konfliktit. Ata kanë deklaruar se përplasja nisi kur Mendes, tentoi të ndërhynte për të ndaluar një grua që po ngacmohej në një hapësirë publike.
Të lidhura
None found
Miqtë e përshkruajnë turistin portugez si personin e parë që reagoi ndaj situatës dhe u përpoq ta ndërpriste atë.
Sokrat Vata, i dyshuari kryesor për vrasjen, dyshohet se ndodhej mes personave që po shqetësonin gruan. Përplasja mes shqiptarëve dhe grupit të Luís Mendes vijoi edhe më pas, deri në momentin kur palët mbërritën në radhën e hyrjes për në një vendpushim në qytet. Sipas policisë lokale, pikërisht aty mund të ketë ndodhur krimi.
