Vrasja e Stivenit në Tiranë, flet e dashura: Autori më ngacmonte në Instagram

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit, Stiven Toshkësi, në Tiranë.

Stiveni u qëllua me thikë për vdekje mbrëmjen e 17 prillit n ga 18-vjeçari Axel Hoxhaj, i cili u vetëdorëzua dje në polici. Gjithashtu në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe 18-vjeçari, Ensi Maze, i cili u la sot në burg nga Gjykata e Tiranës.

Ensi Maze deklaroi në gjykatën e rrethit gjyqësor të Tiranës se nuk ka pasur asnjë konflikt me viktimën Stiven Toshkësi dhe se ishte gjendur rastësisht në ngjarjen që përshkallëzoi deri në vrasjen e 20 vjeçarit.

Ai tha se nuk ka parë veprimet që autori Axel Hoxhaj ka kryer me viktimën, Stiven Toshkësi dhe se nuk kishte dijeni mbi konfliktin e këtyre të dyve.

Sherri mes të rinjve nisi për shka të një vazje, të dashurës së viktimës. E dashura e Stivenit ka thënë në polici se autori i krimit e shqetësonte në rrjetin social Instagram.

Sipas saj, këto shqetësime nga ana e autorit të krimit, janë vënë re nga partneri i saj 20-vjeçar, gjë që ka sjellë konflikt mes Stiven dhe Axel.

Sakaq, Axel Hoxhaj ka mohuar ta ketë ngacmuar vajzën duke thënë se takimet dhe kontaktet mes tyre ishin të pashmangshme për shkak se ishin në një klasë./albeu.com/


Shtuar 21.04.2023 12:11