Prokuroria e Tiranës, ka mbyllur hetimet për vrasjen e Stiven Toshkesin, duke dërguar në Gjykatë kërkesën për gjykimin në ngarkim të dy autorëve të dyshuar.
Axel Hoxha, akuzohet për vrasje, ndërsa Ensi Maze, si moskallëzim krimi.
Ngjarja ka ndodhur me 18 Prill të vitit që lamë pas, ku pas një konflikti mes të rinjve në Tiranë, si pasojë e përdorimit të mjetit prerës, humbi jetën 20-vjeçari Stiven Toshkesi.