Vrasja e shqiptarit në Greqi, banda kriminale kërcënonte dhe promovonte jetën luksoze në videoklipe

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen aksidentale të shqiptarit në Nea Ionia të Atikës në Greqi.

Pëllumb Islami, i cili punonte si hidraulik në Greqi u vra në kafenenë e rrugës Kastamonis në Nea Ioni të Greqisë.

Autorë të kësaj ngjarjeje janë 7 shqiptarë të njohur si “Grupi L”. Ata ndodhen në Greqi, nuk ka asnjë raport se kanë tentuar të kalojnë kufirin, për t’u kthyer në atdhe.

Sipas informacioneve, grupi, pas të shtënave, është arratisur me xhipin luksoz ngjyrë argjendi dhe një mjet tjetër.
Policia e Sigurisë ka identifikuar deri tani 5 persona të cilët konsiderohen si të dyshuarit kryesorë për vrasjen e 39-vjeçarit hidraulik.

Të dhënat e tyre tashmë janë të njohura për autoritetet pasi ndaj tyre ka një dosje për shumë çështje penale dhe arrestimi i autorëve është çështje ditësh.

Sakaq përveç aktiviteteve kriminale, kjo organizatë promovonte jetën e luksin edhe në rrjete sociale. Ata kanë postuar në YouTube një videoklip në vitet 2013-2014 , me shprehjet “Dikush duhet të shkojë”./albeu.com/


Shtuar 24.02.2023 19:14