Vrasja e Ramazan Sinos, gjykata liron Valter Bamin

Gjykata e Tiranës, ka liruar nga paraburgimi Valter Bamin, duke ndryshuar masën e sigurisë dhe vendosur “arrest shtëpie”.

Raportohet se shuarja e masës së sigurisë, ka ardhur pasi ka përfunduar afati 6-mujor i hetimeve nën masën arrest me burg.

Duke qenë se ai akuzohet vetëm armëmbajtje pa leje dhe nuk u provuan dot dyshimet për implikim në atentatin ndaj Gentjan Bejtjas, ku mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sina e u plagosën dy djemtë e mitur të Bejtjas, gjykata e liroi atë nën masën “arrest shtëpie”.

Valter Bami, u ndalua në muajin Korrik 2023 për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në vijim të hetimeve për ngjarjen e datës 3 Korrik 2023 në fshatin Larushk të Krujës, ku në oborrin e banesës së Gentjan Bejtjas u qëllua me armë zjarri dhe për pasojë u vra kunati i tij Ramazan Sino.

Ai u ndalua pasi në dorën e majtë iu gjetën faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri, që do të thotë mbetje të barutit.


Shtuar 18.01.2024 09:56