Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Prokuroria kërkoi “arrest shtëpie” për 6 efektivët, Gjykata e rrëzon

Gjykata e Elbasanit rrëzoi kërkesën e prokurorisë për të caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për 6 punonjësit e policisë të cilët ishin në detyrë më 21 prill 2021 kur u vra mjeku Pjerin Xhuvani.

Prokuroria kërkoi para tre ditësh këtë masë me argumentin se punonjësit e policisë po intimidonin dëshmitarët në këtë proces, por Gjykata tha se kjo kërkesë është e paargumentuar ligjërisht.

Bëhet fjalë për policët Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja , Donald Dedja dhe Besmir Kadiu.

Ngjarja ka ndodhur më 21 prill të vitit 2021, 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.

Pjerin Xhuvani, aktivist i PS-së, mbeti i vrarë, ndërsa tre presona mbetën të plagosur.

Përplasja me armë ndodhi në lagjen “5 maji” në Elbasan midis grupeve të militantëve.

Autor i dyshuar i vrasjes është  ish-efektivi i RENEA-s Arbër Papleka./Albeu.com/


Shtuar 24.02.2023 13:09