Vrasja e Pjerin Xhuvanit, nis seanca gjyqësore për Arbër Paplekajn, merren në pyetje një numër i madh dëshmitarësh

Ka nisur sot seanca gjyqësore për Arbër Paplekajn, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit , i vrarë më 21 prill të 2021-it.

Gjatë seancës që po mabhet, po merren në pyetje një numër i konsiderueshëm dëshmitarësh mes tyre edhe persona të cilët janë me vendbanim në Tiranë.

Si ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit

Përplasja me armë ka ndodhur për shkak të zgjedhjeve, ku dyshohet se një makinë e shtabit të PS-së është kapur nga mbështetësit e PD-së duke shpërndarë para në këmbim të votës.

Pas konstatimit të makinës është thirrur edhe policia, ndërsa shkëmbimi i zjarrit ka nisur fill pasi forcat “Shqiponja” mbërritën në vendin e ngjarjes. Pas përplasjes me armë është dorëzuar në polici ish-efektivi i RENEA-s Arbër Papleka, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë ndaj Xhuvanit gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Kush është Pjerin Xhuvani

Xhuvani u akuzua nga PD se ishte një ndër organizatorët e përplasjes fizike mes simpatizantëve të PS dhe PD Ditën e Verës në Elbasan.

Xhuvani është akuzuar edhe për laboratorin e drogës në Xibrakë të Elbasanit, ndërsa është njohur si activist i PS-së.

Ai ka qenë për disa vite kreu i LSI-së për Elbasanin duke drejtuar edhe Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, dhe është prangosur 6 vite më parë pasi akuzohej se i shkaktoi dëm rreth 56 milionë lekë shtetit./albeu.com/


Shtuar 8.02.2023 11:51