Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën arrest me burg për dy drejtuesit e policisë, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe deklarim të rremë, sa i përket ngjarjes së ndodhur në prill të vitit 2021 të mjekut psikiatër Pjerin Xhuvani, i cili u qëllua nga një bodygard i PD-së.
Masa arrest me burg është dhënë për Albert Nushin i cili mban detyrën e zv.Drejtorit për Rendin dhe Sigurinë në Drejtorinë e Policisë së Beratit, si dhe për Nikollaq Pallën, i cili aktualisht mbante detyrën e Shefit të Sallës së Komandimit në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit.
Gjithashtu që janë pezulluar nga detyra edhe 6 efektivë të tjerë.
Njoftimi i Policisë:
Ne kuader te procedimit penal numer 477 te vitit 2021, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan me vendim numer 503 date 24.06.2022 ka vendosur masat e sigurimit personal ate te arrestit ne shtepi per punonjesit e policise:
Drejtues Albert Nushi, aktualisht me detyre Zv Drejtor per Rendin dhe Sigurine Publike ne DVP Berat.
Kryekomisar Nikollaq Palla, aktualisht me detyre Shef i Salles se Komandimit ne DVP Elbasan.
Si te dyshuar per kryerjen e vepres penale “shperdorimi i detyres” dhe “deklarimi i rreme para oficerit te policise gjyqesore”
Po keshtu gjykata ka vendosur masen e sigurise pezullimi i nje detyre apo sherbimi publik per punonjesit e policise :
Inspektor Dedjon Duraku
Indpektor Pellumb Biçaku
Inspektor Erjon Balla
Inspektor Erjon Meçja
Inspektor Donald Dedja
Inspektor Besmir Kadilli
Per vepren penale shperdorim detyre dhe deklarim te rreme para oficerit te policise gjyqesore.