Vrasja e 34-vjeçarit në Tiranë, zbardhet dëshmia e autorit

Mbrëmjen e djeshme, një konflikt mes dy personave në zonën e Astirit në Tiranë, ka shkaktuar një viktimë, ku shtetasi Amarildo Hoxhallari është plagosur e më pas ka humbur edhe jetën.

Sakaq, është zbardhur dëshmia e autorit të vrasjes, ku Darmen Keli, qëlloi me thikë Amarildo Hoxhallarin, i cili humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.

Raportohet se para grupit hetimor, Keli ka rrëfyer se ka qenë ngacmimi që Hoxhallari i ka bërë të fejuarës, ai që ka çuar deri në ngjarjen e rëndë.

“Përcolla të fejuarën për tek parkimi dhe u ngjita për në shtëpi. Kur dola në ballkon pashë që një motor po e ndiqte dhe fliste duke e ndjekur paralel në makinë. I fola nga ballkoni më pas zbrita. Aty Amarildo Hoxhallari më ofendoi dhe më goditi. Pas përplasjes në një moment e godita me thikën që e kisha marrë nga shtëpia”, ka dëshmuar ai.