Vrasja e Martin Canit/ Avokati i familjes: Mungesë transparence nga institucionet, drejtoresha e shkollës nuk shkoi as për ngushëllim

Avokati i familjes së 14-vjeçarit të vrarë, Martin Canit, Redi Ramaj tha sot se i vetmi dizinformim është mungesa e transparencës nga institucionet shqiptare. Ramaj shtoi se kemi një ngjarje shumë të rëndë që ka ndodhur shumë pranë institucioneve arsimore shqiptare.

Në emisionin ‘Log.’ në News24, avokati tha se nga komunikimet që ka pasur me familjen Cani, asnjë nga institucionet nuk kanë informuar apo qoftë edhe të shkojnë për ngushëllim, përfshi edhe drejtoreshën e shkollës “Fan Noli”, ku viktima ishte nxënës.

“Kemi një ngjarje shumë të rëndë që ka ndodhur shumë pranë institucioneve arsimore shqiptare. Institucionet shtetërore jo vetëm që nuk e kanë informuar, por as kanë marrë në pyetje familjarët e 14-vjeçarit, Martin Cani Të gjitha institucionet kanë dështuar. Drejtoresha e shkollës nuk ka shkuar për ngushëllim”, tha Ramaj.


Shtuar 6.12.2024 21:48