Vrasja e Lulzim Vishës në Kamëz/ RENEA bastis sërish banesën e Ervis Lamit, ja çfarë u zbulua

Forcat elitë RENEA, kanë ushtruar kontrolle në banesën e Ervis Lamit, i shpallur në kërkim pas vrasjes së Lulzim Vishës në zonën e Zall Mnerit në Kamëz, pak ditë më parë.

Lami ndodhet ende në kërkim nga policia si i dyshuari kryesor i vrasjes së postierit. Burimet bëjnë me dije se kontrollet që janë kryer nga forcat elitë të policisë nuk e kanë gjetur sërish në banesë, por ende nuk dihet nëse brenda saj janë gjetur prova që lidhin Ervis Lamin me vrasjen e Vishës.

Referuar këqyrjes së sistemit TIMS, burimet i thanë Report Tv se Lami ndodhet në Shqipëri dhe nuk rezulton që të ketë kaluar kufirin.

Megjithatë, ka dyshime se ai mund të jetë larguar ilegalisht në Kosovë, duke shmangur kontrollin në kufi dhe më pas të jetë larguar në destinacione të tjera.


Shtuar 5.02.2025 13:44