Vrasja e Liridona Murselit, prokurorja Limani: Do të kërkojmë 30 ditë paraburgim për të dyshuarit

Prokuroria e Kosovës do të kërkojë 30 ditë paraburgim për dy personat që dyshohen për vrasjen e Liridona Murselit dy ditë më parë, ku të arrestuar janë Naim Murseli, bashkëshorti i Liridonës dhe vrasësi i saj.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale Prokurorja e rastit, Besa Limani, e cila ka thënë se ende nuk është caktuar se kur do të mbahet seanca.

“Unë jam Prokurorja e rastit, po do të kërkojmë 30 ditë paraburgim, ende nuk e dimë se kur do të mbahet seanca, dhe ajo do të mbahet sipas ligjeve dhe afateve të parapara që janë në procedurë penale. Nuk e di saktë, sepse ende jemi në fillim dhe këta janë të ndaluar për momentin”,  ka thënë Limani.


Shtuar 1.12.2023 21:54