Vrasja e Kudret Saliaj, gazetari: Fëmijët i thanë babait se nëna tradhtonte (VIDEO)

Vrasja e Kudret Saliaj nga vjehrri i tij, ndërsa ndodhej në process divorci me vajzën e këtij të fundit ka nxjerr në pah të tjera problematika brenda familjes.

Ndërkohë që për Kudret Saliaj kishte një urdhër-mbrojtje, Dhurata Saliaj në kohën që ndodhi vrasja rezultonte e dënuar me arrest shtëpie.

Sipas gazetarit Ermal Vija, kanë qenë fëmijët ata që i kanë thënë babait se nëna e tyre e tradhtonte, ndërsa Kudreti i ishte drejtuar gjykatës për divorc.

“Kanë qenë fëmijët që i kanë thënë babait duke fotografuar apo filmuar që nëna e tyre e tradhtonte. Janë kallëzimet që kanë bërë fëmijët në polici në prani të psikologëve dhe ajo i ka kërcënuar. Pikërisht për kërcënimet dhe dhunën  janë bërë edhe dënimet”, u shpreh Vija.

Shtuar 7.06.2021 11:06