Vrasja e komisarit Artan Cuku, policia greke arreston dy autorët shqiptarë

Policia greke ka vënë në pranga dy autorët e vrasjes së Komisarit Artan Cukut.

Bëhet fjalë për një një shqiptar të moshës 42 vjec dhe një 38 vjec.

Operacioni i policisë greke në Glifadha, Athinë. Ata akuzohen si të përfshirë në një ngjarje në 22 janar 2022 në Voula, ku gjatë një konflikti për larje hesapesh mes dy grupeve shqiptarësh jashtë një furre buke në rrugën “Ermou”, u plagosën me armë 3 persona, ndërsa 2 të tjerë me sende të forta. Pas disa muaj hetimesh janë identifikuar 3 nga autorët, dy prej të cilëve rezultojnë të kërkuar në Shqipëri për vrasjen e policit ndërsa një tjetër rezulton në burg për krime të tjera.

Mësohet se një prej tre të identifikuarve si autorë, rezulton i mbrojtur një nga avokatët më me emër në Greqi. Policia bën me dije se në ngjarjen në Voula morën pjesë 6 persona. 4 mbërriten në vendngjarje me një fuoristradë me targa bullgare dhe një mjet tjetër ndërsa dy të tjerë ndodheshin jashtë furrës së bukës./albeu.com