Është shtyrë sërish seanca për Nevldo Hajdarajn, i arrestuar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.
Mësohet se seanca është shtyrë për në datën 14 korrik ora 13:00 teksa shkak i shtyrjes është bërë mungesa e një prej anëtarëve të trupës gjykuese për këtë çështje.
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 20 vite burg për Hajdarajn por me gjykim të shkurtuar i mbeten 13 vite e 4 muaj.
Kujtojmë që gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit mbrojtës të Hajdarajt për gjykim të shkurtuar. Seanca gjyqësore është shtyrë edhe më parë për shkak të mungesës së avokatit të Hajdarajt për shkak të mungesës së avokatit të tij, Adriatik Cama i cili mbeti i plagosur disa javë më parë në ngjarjen ku humbi jetën Kudret Saliaj.