Kërkesa për gjykim të shkurtuar e Nevaldo Hadaraj, efektivi që qëlloi për vdekje të riun Klodian Rasha më 8 dhjetor të 2020-ës është pranuar.
Seanca e pretencës do të jetë më 3 qershor.
Hajdaraj me kërkesë të mbrojtësve të tij ka kërkuar edhe ndryshim të akuzës, nga ajo e vrasjes e dashje, në vrasje në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme.
Sipas prokurorisë, Nevaldo Hajdaraj e ka kryer krimin me dashje dhe për këtë ndaj tij është ngritur akuza e vrasjes me dashje.
Fillimisht ai u arrestua me akuzën e vrasjes ne kapërcimin kufijve te mbrojtjes së nevojshme, akuzë për të cilën ai kërkon të gjykohet. Ndërsa hetimet zbuluan se vrasja është me dashje dhe mund te evitohej.
Vrasja e Klodian Rashës u bë shkak që vendi të përfshihej në një sërë protestash që kulmuan me dorëheqjen e ministrit të brendshëm, Sander Lleshaj. /tch