Tre vite pas vrasjes së Kostandinos Kacifas, prokuroria ka dalë në konkluzion se ai kreu vetëvrasje.
Lajmin e bëri të ditur Protothema e cila raporton se sipas buletinit kryesor të lajmeve të ANT1 përfundimi i hetuesëve është se minoritari grek Kaçifas kreu vetëvrasje! Burime jozyrtare, duke cituar këto raporte, thanë se seanca për të përfunduar hetimin u mbajt nga gjyqtarja Suela Daçi.
Në këtë proces ishin të pranishëm edhe familjarët e viktimës, kërkuan që të informoheshin për aktet hetimore, pra ekspertimin mjeko -ligjor dhe balistikën e armës. Sipas legjislacionit të Shqipërisë, anëtarët e familjes kanë të drejtë të kërkojnë rishikim të pretendimeve të Prokurorisë.
Kujtojmë që Konstandinos Kaçifas, u vra më 28 tetor 2018 gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA ndërsa disa ditë më pas kjo shkaktoi shumë tension mes dy vendeve fqinje./albeu.com