Vrasja e ish-policit Kujtim Prenga në Gjermani, zbardhen rolet e dy shqiptarëve të akuzuar për krimin

Kanë dalë para gjykatës gjermane dy prej autorëve që vranë 6 vite më parë në Gjermani ish-oficerin e Policisë Kujtim Prenga.

Kujtojmë se njëri prej autorëve të vrasjes është dënar me burg, ndërsa dy të pandehur të tjerë janë aktualisht në gjyq.

Të lidhura

None found

Sakaq autoritetet gjermane kanë zbardhur rolin e dy të pandehurve.  Njëri nga të dy ka qenë personi që ka tërhequr këmbëzën e armës që i mori jetën Kujtim Prengës.

Dy shqiptarët u arrestuan në prill të vitit 2021, pak pasi u gjet arma e dyshuar e vrasjes në zonën e Bad Fallingbostel. I vetmi person i përfshirë në krim, i cili ishte dënuar më parë, i kishte treguar policisë se ku ishte groposur dhe si autorë i kishte dhënë emrat e kushërinjve të tij tashmë të akuzuar.

Vrasja, sipas organeve hetuese gjermane, ka ndodhur për gjakmarrje, pasi në vitin 2011, Kujtim Prenga, i cili asokohe punonte si punonte si badigard i një lokali në Kamëz, ka vrarë gjatë orarit të punës me armën që e mbante me leje të organeve kompetente, Armando Frrokun.

Vrasja, sipas organeve hetuese gjermane, ka ndodhur për gjakmarrje, pasi në vitin 2011, Kujtim Prenga, i cili asokohe punonte si punonte si badigard i një lokali në Kamëz, ka vrarë gjatë orarit të punës me armën që e mbante me leje të organeve kompetente, Armando Frrokun.

Dy persona të armatosur të cilët lëviznin me motor i janë afruar dhe e kanë qëlluar shqiptarin në sy të vajzës. Pas kësaj, autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa Prenga, u transportua me urgjencë në spital, ku humbi jetën.

Policia ka gjetur më pas të braktisur, motorin tip ‘Kaëasaki’, me të cilën autorët kryen vrasjen.

Viktima

Kujtim Prenga, ish-oficer i Policisë Ushtarake, mesnatën e 30 dhjetorit të vitit 2011 vrau në një lokal me muzikë në Kamëz 28-vjeçarin Armando Frroku.

Prenga atëherë 41-vjeçar punonte si badigard në lokalin me muzikë, kur i riu, i cili dyshohej se ishte nën efektin e pijeve alkoolike pati një sherr për të cilin ndërdyu si roje sigurie Kujtim Prenga. Në sherr e sipër, Prenga qëlloi Armando Frrokun duke e lënë të vdekur. Ai u arrestua pas ngjarjes dhe deri në vitin 2016 ka qenë në burg.

Por vrasja që ndodhi në lokal, për të cilën Prenga u dënua me burg pasoi me një tjetër tragjedi se gruaja e tij humbi jetën rreth 1 vit pas burgosjes së bashkëshortit duke lënë dy fëmijë të mitur jetimë. Ajo vdiq pasi e zuri korrenti.

Në muajt e parë të vitit të kaluar Kujtim Prenga u largua në drejtim të Gjermanisë. Raportohet se ai ishte strehuar në një kamp ku kishte kërkuar azil bashkë me familjen e tij, me frikën e një hakmarrje të mundshme./albeu.com/