Vrasja e Gentian Bejtjas/ Të arrestuarit nuk pranojnë të bashkëpunojnë me hetuesit

Asnjëri prej të arrestuarve nga policia për vrasjen e Gentian Bejtjas, nuk ka pranuar të bashkëpunojnë me hetuesit, duke mos dhënë detaje të personave të tjerë të përfshirë në krim.

Makina e autorëve pasi është identifikuar nga kamerat e sigurisë, është gjurmuar nga hetuesit në afërsi të zonës së Lundrës në një lavazh, ku Edison Haxhiu, e ka dërguar për ta larë në mënyrë që të fshinin gjurmët, por është ndërhyrë menjëherë nga policia dhe është arrestuar.

Ish-polici i Burgjeve, Gentian Bejtja, u ekzekutua pasditen e 15 Marsit, brenda rrethimit të banesës së tij në Larushk të Fushë-Krujës.

Të arrestuarit për këtë ngjarje kriminale janë Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu.


Shtuar 20.03.2024 12:27